75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 03 Maj 2021 / Blerim

Bylbyl Sokoli për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA: Ishte drejtësi e vonuar!

Sot bëhen 5 vjet që Kosova u pranua në shtëpinë e madhe të futbollit Evropian, UEFA.

Pikërisht me 3 maj të vitit 2016 vendi ynë u pranua me të drejta të plota në organizatën më të madhe të futbollit në botë, shkruan IndeksOnline

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si antare e 55-të e kësaj organizate.

Por se sa ka ndryshuar Kosova në pesë vite, cila është rëndësia e pranimit në UEFA, IndeksOnline ka biseduar me analistin dhe trajnerin e shumë skuadrave kosovar, Bylbyn Sokolin.

Sokoli tha se pranimin në UEFA e ka përjetuar si një drejtësi të vonuar, ku fajin ia vë bashkësisë ndërkombëtare.

“Pranimin në UEFA e përjetova si një drejtësi shumë të vonuar, pak me fajin tonë e më shumë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha fillimisht Sokoli.

Ai tregoi se a ka ndryshuar futbolli kosovar dhe infrastruktura në vendin tonë pas pranimit në UEFA.

“Kosova ka fituar përvojën organizative dhe ka filluar të përmirësojë kushtet e punës. Nuk e shfrytëzuam rastin historik për kualifikimin në kampionatin Evropian. U prezantuam deri diku denjësisht në garat ndërkombëtare di të përfaqësueseve ashtu edhe të klubeve”, vazhdoi profa.

Gjithashtu, trajneri tha se Kosova ka përparuar në organizimin e ndeshjeve që dërgon në profesionalizëm të madh.

“Dallim i madh në organizim, infrastrukturë të krijuar e kjo reflektoj në një profesionalizëm shumë të madh”, përfundoi Bylbyl Sokoli.