75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Synimi i Kurtit, të premtën të votohet Programi i Qeverisë së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se plani qeverisës do të publikohej pas vizitës në Bruksel. Indeksonline më herët ka raportuar se sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës është mbajtur diskutimi për Programin e Qeverisë.

Ministra, zëvëndësministra, deputetë, ekspertë të ndryshëm ishin të pranishëm në këtë diskutim disa orësh.

Indeksonline mëson se Kurti ka për synim që planprogrami qeverisës të hidhet në votim në fundin e kësaj jave, konkretisht ditën e premte kur Qeveria do të ketë mbledhje.

Opozita ka qenë shumë kritike javëve të fundit për shkak të mosprezantimit të planin qeverisës në 40 ditët e para të Qeverisë Kurti II./Indeksonline/