Aksident në fshatin Gllamnik të Podujevës, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.
“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi Ahmeti.
Foto Arkiv