West Ham nuk heq dorë nga Liga e Kampionëve, rikthehet tek fitorja pas dy humbjeve

Skuadra e West Ham duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga gara për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Çekanët” shënuan fitore 1:2 kundër Burnleyt sonte, transmeton Indeksonline.
Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Wood në minutën e 19-të. Por, West Ham u kundërpërgjigj shpejt.
Në minutën e 21-të, Antonio barazoi rezultatin dhe pastaj në të 29-të shënoi përsëri Antonio për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Me rezultat 1:2 mbaroi ndeshja. “Çekanët” me këtë fitore ngjiten në pozitën e 5-të me 58 pikë, 3 më pak se Chelsea që është në vendin e 4-të.
Burnley përkundër kësaj humbje, nuk pritet ta ketë problem mbijetesën këtë sezon. Ata kanë 36 pikë, 11 më shumë se vendi i 18-të./Indeksonline/