75 Mall Live Search
09:37 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Vetaksident me fatalitet në Mitrovicë, rrokulliset traktori dhe i merr jetën drejtuesit të tij

Në mes të ditës së djeshme një vet aksident në të cilin ka qenë i përfshirë një traktor.

Siç raporton Policia e Kosovës, drejtuesi i traktorit derisa po voziste atë, kishte humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Për pasojë drejtuesit i tij ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.