75 Mall Live Search
21:29 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, vetura godet motoçiklistin

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Podujevë-Prishtinë në mes një veture dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar, kurse me rastin po merret njësiti policor.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/