75 Mall Live Search
08:39 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / C E

Phoenix merr kreun në Perëndim, Giannis fiton duelin me Durant

Milwaukee fiton duelin e kreut ndaj Brooklyn në Lindje, duke triumfuar 124-118, ndeshje ku diferencën e bëri Giannis Antetokounmpo, autor i 36 pikëve e 12 rebound. Ai u mbështet edhe nga Middleton e Holiday, me nga 23 pikë secili. Për Nets, Irving realizoi 38 pikë e Durant 32, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton skuadra e Clippers, që mundi 105-102 Toronton, duke ngjitur kalifornianët në vendin e tretë në Perëndim. Morris e George realizuan nga 22 pikë secili, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e VanVleet për kanadezët.

Tjetër humbje për Golden State, që u mund 108-103 nga New Orleans. Curry realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Pelicans u dallua Lonzo Ball me 33 pikë. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix, që mundi 134-118 Cleveland, me Booker që realizoi 31 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Phoenix, 118-134

Detroit – Charlotte, 99-102

Milwaukee – Brooklyn, 124-118

Miami – Dallas, 113-127

New Orleans – Golden State, 108-103

Oklahoma – Sacramento, 99-103

Clippers – Toronto, 105-100