75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / A. M.

Haradinaj: Të gjallët edhe gabojnë, por lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër!

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe e drejtë. Këto deklarata ai I dha me rastin e Ditës së Dëshmorëve në qytetin e Pejës.

Sipas tij, lufta ishte e pashmangshme kundër një regjimi të egër të Millosheviqit.

“Ishte e drejtë si luftë, pranohet në të drejtën ndërkombëtare. Mbrojta kur të ndihesh i rrezikuar nga gjenocidi i Serbisë. Ishte e pastër sepse kishte për qëllim largimin e forcave të armatosura të Millosheviqit”, ka deklaruar ai.

Haradinaj theksoi se gjitha përpjekjet që bëhen për me i dhënë dimensione tjera luftë për çlirimin e Kosovës kanë dështuar, transmeton Indeksonline

“Të gjallët kanë kohë për punë të mira, por edhe gabojnë, por heronjtë janë ata që na trasojnë rrugën”, është shprehur ai.

Më poshtë, video: