75 Mall Live Search
19:16 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Në ditën e Bajramit zhvillohet derbi Manchester United – Liverpool

Premierliga ka vendosur për datën e ndeshjes së shtyer, mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, e vlefshme për xhiron e 34-të.

Takimi mes ‘Djajve të Kuq’ dhe ‘The Reds’ do të zhvillohet të enjten më 13 maj, për ditë të Bajramit, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë që kjo ndeshje u shty për shkak të protestave të tifozëve të Unitedit.

‘Djajtë’ ishin futur në stadium gjatë ditës së diele, duke bërë kështu që derbi të anulohej./IndeksOnline/