75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 06 Maj 2021 / AR

India shënon rekord tjetër për raste me Covid-19, kërkesa për oksigjen rritet 7 herë

Infeksionet nga Covid-19 në Indi arritën një rekord tjetër.

Kërkesa për oksigjen mjekësor u rrit shtatë herë teksa qeveria mohoi raportet se ishte e ngadaltë në shpërndarjen e furnizimeve të shpëtimit të jetës, transmeton Indeksonline.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara shkoi në 400,000.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi gjithashtu 3980 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar gjithsej numrin në 230,168 viktima.

Kërkesa për oksigjen në spital është rritur shtatë herë që nga muaji i kaluar, tha një zyrtar qeveritar./Indeksonline/