Harvey Weinstein padit ish-avokatin, kërkon t’i kthehen paratë

Regjisori i njohur Harvey Weinstein kërkon që t’i kthehen paratë e tij nga avokati që kishte punësuar në vitin 2019.
Sipas tij Hoze Baez nuk kishte siguruar ndihmë juridike, transmeton Indeksonline.
Weinstein kishte punësuar këtë avokat në fillim të vitit 2019 pasi kishte prishur raportet me avokatin e tij të mëparshëm me strategjinë që do të ndiqej në rastin e abuzimit seksual.
Në maj, Weinstein kishte kërkuar përmbledhje të orëve të punës të cilat Baez i kishte refuzuar.
Avokati kishte dhënë dorëheqje në gusht të po atij viti.
Një vit më vone, Weinstein kishte marr një faturë për më shumë se një milion dollar.
Avokati i Baez ka informuar se Weinstein është duke bërë një gabim ligjor për t’ia kthyer paratë./Indeksonline./