75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Pjaniç, futbollisti i parë që do të largohet nga Barcelona?

Miralem Pjaniç pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Mesfushori kreativ boshnjak nuk u përshtat në ekipin katalunas dhe pritet që në afatin e verës të largohet nga ‘Camp Nou’, shkruan IndeksOnline

Pjaniç u transferua te Barcelona nga Juventusi me një marrëveshje shkëmbimi me brazilianin,  Arthur Melo.

“Çfarë kërkoj nga Koeman? Sigurisht që të më lë ta tregoj futbollin tim”, ka thënë Pjanic për ‘El Mundo’.

Boshnjaku ka zhvilluar 17 paraqitje në La Liga, pa gola dhe pa asiste./IndeksOnline/