75 Mall Live Search
22:26 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / G T

Barcelona zyrtarizon kandidaturën për organizimin e finales së Champions League

Barcelona ka bërë të ditur se ka dorëzuar zyrtarisht pranë UEFA-s kandidaturën dhe dosjen e plotë për organizimin e finales së Champions League në vitin 2029.

Klubi katalanas konfirmoi se dokumentacioni i nevojshëm është paraqitur tashmë, duke hyrë zyrtarisht në garën për të fituar të drejtën e organizimit të ndeshjes më prestigjioze të futbollit evropian për klube, shkruan Indeksonline

Nëse kandidatura miratohet nga UEFA, finalja e vitit 2029 pritet të zhvillohet në stadiumin e rinovuar të Barcelonës, “Spotify Camp Nou”, i cili po kalon nëpër një proces të madh modernizimi dhe zgjerimi.

UEFA pritet të shqyrtojë kandidaturat e paraqitura përpara se të marrë vendimin përfundimtar mbi qytetin dhe stadiumin që do të presin finalen e Champions League 2029./Indeksonline/