Tensione në Kuvend mes deputetëve të VV-së e PDK-së

Është tensionuar seanca në Kuvendin e Kosovës.
Në momentin kur deputetët e PDK-së vendosën të lëshojnë sallën të pakënaqur me drejtuesen e seancës, deputetët e VV-së dhe të PDK-së janë përplasur mes veti në dalje.
Seanca është mbyllur deri në një vendim të ri nga drejtuesja, Saranda Bogujevci.