75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 06 Maj 2021 / AR

Ed Sheeran sponsori i ri i fanellës së Ipswich Town FC për sezonin 2021/22

Ed Sheeran ka nënshkruar një marrëveshje një vjeçare për të qenë sponsor i fanellës për ekipin e Ipswich Town FC në sezonin 2021/2022.

Këmisha e Ipswich Town do të përmbajë titujt e albumeve të tij me fjalën “Tour” poshtë, transmeton Indeksonline.

BBC raporton se Sheeran tha se klubi i futbollit është pjesë e madhe e komunitetit lokal dhe kjo është mënyra për të treguar mbështetjen e tij.

“Unë gjithmonë kam shijuar udhëtimet e mia në Portman Road dhe jam duke pritur të kthehem atje sa më shpejt ku mbështetësit lejohen përsëri në stadium. Me hyrjen e pronarëve të rinj nga ShBA sigurisht që do të ketë kohë emocionuese për tifozët e Ipswich duke përfshirë edhe veten time”.

Kur u pyet për logon në këmishë dhe çfarë do të thotë Sheeran shtoi: “Të gjitha do të zbulohen me kohë”.

Drejtoresha e shitjeve të Ipswich Town Rosie Richardson e përshkroi Sheeran si një ‘mbështetës të vendosur’ duke shtuar se ai merr pjesë në lojëra brenda dhe jashtë vendit.

Fanella e re e Ipswich Town FC pritet të jetë në dispozicion për porositje nga fillimi i qershorit./Indeksonline/