75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Drogba s’e harron ndeshjen kundër Barcelonës në 2009: Ende është një turp!

Kanë kaluar 12 vite nga ndeshja më skandaloze në botën e futbollit, ku Chelsea u eliminua nga Barcelona në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Këtë ditë se ka harruar ish-sulmuesi i Kombëtares së Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, shkruan IndeksOnline

Ish-lojtari i Chelseat ishte protagonisti kryesor në atë takim, pasi iu drejtua kamerave me fjalë fyese: “Kjo është një ndeshje m***, një turp i vërtetë”.

Drogba përmes rrjeteve sociale e ka kujtuar këtë ndeshje, duke thënë se ende është turp!

“Pak fjalë të shtrenjta, por përsëri është një turp”, ka shkruar afrikani në rrjetet sociale.

Kujtojmë që në atë takim, Blutë pretenduan për 4 penallti, të cilat VAR-i i sotëm do t’i kishte akorduar./IndeksOnline/