Ja thyen dy xhama dhe dritat e pasme të veturës, raporton rastin në polici

Një qytetar nga Bërnjaku i Zubin Potokut ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një tjetër qytetar, i njëjti i kishte dëmtuar veturën duke i thyer dy xhama dhe dritat e pasme, transmeton IndeksOnline.
“ Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.