75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 09 Maj 2021 / OSH

Rrëmbim në Prishtinë, vajza e mitur merret me dhunë ish i dashuri

Mbrëmë, rreth orës 18:00, është raportuar në Policinë e Kosovës se në Prishtinë ka ndodhur një rrëmbim.

Një femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Mercedes.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar./Indeksonline/