75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 09 Maj 2021 / OSH

Vdes gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu

Gjykata Themelore e Gjilanit ka njoftuar se gjyqtarja, Emine Salihu ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit, Salihu ndërroi jetë si pasoj e një sëmundje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Ajo kishte mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.

Njoftimi i plotë:

Pas një semundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.

Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.

Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.

Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme. Prehu në paqe, Emine.