75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 09 Maj 2021 / C E

Luan titullar pas tri vitesh, Roben shpërthen në lot pasi u shpall më i miri i ndeshjes

I kthyer në klubin që e rriti, Groningen, ai kurrë nuk arriti të gjente vazhdimësi.

Për shtatë muaj ishte jashtë për shkak dëmtimesh, duke mos qenë në gjendje të jepte kontributin e tij.

E sotmja, ndër të tjera, ishte ndeshja e tij e parë si titullar pas 3 vitesh: ai nuk kishte luajtur që nga fillimi i nëntorit 2018.

Po flasim për Arjen Robben, që në fund të ndeshjes, u intervistua nga ESPN pasi ishte shpallur MVP (më i miri) i ndeshjes.

Holandezi nuk i mbajti dot lotët.

Kjo është ajo që unë dëshiroja, të kënaqesha si fëmijë”, pranoi i prekur.

Arjen Robben ka fituar gjithçka, ai ishte me klubet dhe me kombëtaren hollandeze një nga lojtarët më të fortë të brezit të tij.

Megjithatë në moshën 37 vjeç ai është ende atje, duke djersitur, duke luftuar, duke e vendosur të gjithë pasionin e tij në fushë.