Reali shpëton nga humbja, Hazard shënon në sekondat e fundit

Reali ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e La Liga.
Mbretërit kanë barazuar në shtëpi me Sevillan me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 35-të.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fernando në minutën e 22-të.
Rezultatin e barazoi Asensio në minutën e 67-të të ndeshjes.
Golin e dytë për Sevillën e realizoi Rakitic në minutën e 78-të.
Golin e barazimit e shënoi Hazard në minutat shtesë të ndeshjes.
Reali mbetet në vendin e tretë me 75 pikë, tri pikë më pak se Atletico dhe një më pak se Barca derisa Sevilla është e katërta me 71 pikë. /IndeksOnline/