75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 10 Maj 2021 / AR

Konfirmohet: Princ Harry do të marr pjesë në memorialin e nënës së tij

Princ Harry do të marrë pjesë në memorialin e nënës së tij me 1 korrik në Londër.

Ai do të mbajë një fjalim, por jo bashkë me vëllain e tij, Princin William, transmeton  Indeksonline.

Ata do të qëndrojnë krahë njëri-tjetrit, ditën kur do të zbulohet pllaka përkujtimore për të.

Në këtë rast, vëllezërit do t’i mbajnë fjalimet e tyre veç e veç.

Situata në Pallatin Buckingham është më e lehtë, pasi në fillim dukej se Harry do të përdorte shtatzëninë e gruas Meghan për të mos ardhur në Londër. Ç’është e vërteta, mes dy vëllezërve kishte filluar një ‘pajtim’ i vogël por që duhet një kohë e gjatë deri të rregullojnë raportet./Indeksonline/