Ministri Mehaj: Qeveria Kurti po tregon përkushtim që Kosova të ketë ushtri moderne me standarde të NATO-s
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/05/auto_armende1617178580.png)
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti po tregon përkushtimin e saj për një ushtri moderne.
Ky reagim i tij vie pas njoftimit të qeverisë, ku thuhet se buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes, nga viti i ardhshëm, për herë të parë do jetë mbi 100 milionë euro, përcjell Klan Kosova.”Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale.E ardhmja është NATO!”