75 Mall Live Search
16:16 / E Hënë, 10 Maj 2021 / AR

Haradinaj kritikon Qeverinë dhe MSH-në: Në programin qeverisës nuk përmendën vaksinat

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që në programin qeverisës nuk kanë përmendur vaksinat kundër Covid-19.

Haradinaj tha se Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë, andaj të vlerësohet nëse kjo është moskujdes ose injorim, shkruan Indeksonline.

“Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!

Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.

Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.

Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj“, shkroi Haradinaj./Indeksonline/