17:21 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Aksidenti fatal në Greqi, makina përplas për vdekje 5-vjeçaren shqiptare

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lechaina, në Greqi, ku një vajzë 5-vjeaçare, me origjinë shqiptare, Klaudia është përplasur fatalisht nga një automjet, duke i marrë jetën.

Dëshmitarët okularë të cilët ishin të pranishëm pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, thanë se vajza ishte e pozicionuar në anë të rrugës dhe kur makina kaloi e tërhoqi zvarrë duke i shkaktuar plagë të cilat i morën jetën.

Sipas mediave të huaja, vajza ishte e shoqëruar nga prindërit e saj me origjinë shqiptare, të cilët janë punëtorë në serat e shalqirit në zonën midis Droselit dhe Moschonerit.

Ngjarja tragjike ka lenë pa fjalë dhe ka tronditur jo vetëm prindërit, të afërmit dhe të dashurit të familjes por edhe të gjithë banorët e zonës pranë së cilës jetonte familja me origjinë shqiptare.

Sipas mediave, varrimi i 5-vjeçares do të bëhet në Shqipëri.