18:54 / E Martë, 11 Maj 2021 / C E

PSG dhe Real Madrid në “luftë” për yllin e Tottenham

Paris Saint-Germain do të duhet të bëjë një revolucion të vërtetë në mbrojtje, veçanërisht në krahë.

Rendimenti i Alessandro Florenzi nuk ka bindur dhe kthimi i tij te Roma është pothuajse i sigurt.

Francezët duket se kanë vënë në shënjestër një njohje të vjetër siç është Serge Aurier.

Problemi është se për lojtarin e Tottenham është vënë në lëvizje edhe Real Madrid.

Sipas Footmercato, Aurier është kontaktuar nga Raphael Varane, ish-shoku i tij i skuadrës te Lens.

Aurier mësohet t’i ketë thënë qendërmbrojtësit se do t’i pëlqente të luante në Spanjë me fanellën e Los Blancos.