Stresi tregon bisedën e fundit me Mehmet Qemën

Këngëtari që njihet me emrin artistik Stresi ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e mikut të tij, Mehmet Qema.
Stresi ka publikuar bisedën e fundit me të ndjerin ku ka shkruar dhe disa fjalë mjaft prekëse duke i shprehur ngushëllime familjes.
“Mua po më ruan vëlla, ty s’të ruajti shumë, pa kuptim kjo jetë…U prefsh në paqe Tallman. Flm për respektin. Arkimedi të do fort, do të kujtoj me mall, ngushëllime familjes”, u shpreh reperi.
Mehmet Qema, 27-vjeç dyshohet se u vra aksidentalisht dy ditë më parë nga shoku i tij, Marjus Dema.
Autori i krimit, Marjus Dema u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes.