Llapi ua plotëson dëshirën tifozëve: Ejani dhe bëni foto me kupën

Skuadra e Llapit asesi të ndahet nga kupa që e fituan të mërkurën në mbrëmje kundër Dukagjinit në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë.
Përmes rrjeteve sociale, Llapi u çon mesazh tifozëve të tyre, duke i ftuar ata në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ për të bërë fotografi me kupën e Kosovës, shkruan IndeksOnline
”Të dashur llapjanë. Kupa gjendet në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00 deri në ora 16:00 dhe kushdo që ka dëshirë të fotografohet me Kupë është i mirëseardhur. Ju mirëpresim!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, kjo kupë u çua edhe në xhami për ta falur Fitër Bajramin./IndeksOnline/
