75 Mall Live Search
19:10 / E Premte, 14 Maj 2021 / Blerim

Çfarë po ndodh – Minugueza rikthehet te Barcelona B

Futbollisti i Barcelonës, Oscar Mingueza nga skuadra A’ e Barcelonës po kalon te ajo B.

Mingueza do të kthehet në skuadrën B’ për ta përmbushur një objektiv të lënë në gjysmë, shkruan IndeksOnline

22 vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e sistemit të Ronald Koeman, por tani rikthehet në Secunda Division për të ndihmuar Barcelonën B të fitojë “Play Off-in”.

Barcelona do të ndeshet në kuadër të “Play Off-it” kundër skuadrës Murcia dhe tani do të ketë Minguezan në përbërje.

Mingueza kishte regjistruar 26 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.