Sapo u publikua kënga më e re e Arjeta Vllasa kushtuar nënës (Video)
Këngëtarja e mirënjohur, Arjeta Vllasa sapo publikoi projektin e saj më të ri, këngën “Nanë”.
Kjo këngë i dedikohet të gjitha nënave dhe është ndër projektet e radhës të Arjetës e cila pritet të bëjë shumë bujë.
Arjeta tashmë ka disa këngë të saja dhe kjo baladë është më ndryshe nga këngët që i ka paraqitur deri më tani ngaqë i kushtohet qenies më të dashur në botë, nënës e që vetë këngëtarja është shprehur se mbetet ndër këngët e saj të preferuara.
Muzikën dhe tekstin e këngës e ka realizuar Kreshnik Avdiu ndërkaq për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati.
Për më shumë, ju ftojmë që më poshtë të ndiqni këngën më të re të Arjeta Vllasa./Indeksonline/