Grenell kritikon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Pse nuk po i dënoni sulmet e Hamasit ndaj Izraelit?

Ish i dërguari Special i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani.
Ai në një postim që e ka bërë në Tëitter ka pyetur se pse Kurti e Osmani ende nuk kanë dënuar sulmet që po bëhen në Izrael, transmeton Indeksonline.
“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk po i dënojn sulmet që po i bën Hamasi ndaj Izraelit”, ka shkruar Grenell në postimin e tij.
Grenell dhe Kurti kanë pasur marrdhënie të tensionuara në të kaluarën me njëri-tjetrin./Indeksonline/
Why hasn’t @albinkurti or @VjosaOsmaniPRKS condemned the Hamas rocket attacks? #kosovo
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 14, 2021