75 Mall Live Search
17:17 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / kutia

Fantastike: Talenti kosovar shënon gol për Schalke 04

Blendi Idrizi ka shënuar gol për ekipin e Schalkes 04 në ndeshjen e xhiros së 33-të në Bundesliga kundër Eintracht Frankfurtit.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, ka shënuar një gol të bukur në  minutën e 52’të pasi mori një asist fantastik nga legjenda e Huntelaar, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë që javën e kaluar Idrizi bëri debutimin e tij të parë me ekipin e parë gjerman, kurse këtë javë arriti ta gjejë golin.