75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / kutia

Ish-klubi i Milot Rashicës bie në Ligën e Dytë

Skuadra e Vushtrrisë ka rënë në Ligën e Dytë në futbollin kosovar.

Ish-kampioni i Kosovës në Superligë, Vushtrria pësoi humbje në xhiron e fundit 1 me 3 kundër A&N, shkruan IndeksOnline

Në 27 xhiro, Vushtrria grumbulloi vetëm 20 pikë. 15 humbje, 8 barazime dhe vetëm 4 fitore.

Sezonin 2021/22, ‘Forca’ do të luaj në Ligën e Dytë, aty ku janë të pranishme 16 skuadra./IndeksOnline/