75 Mall Live Search
20:09 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

LEICESTER CITY FITUES I KUPËS FA

Skuadra e Leicester Cityt është shpallur kampion i kompeticionit më të vjetër në planet, FA KUP.

‘The Fox’ mposhten minimalisht 1 me 0 skuadrën e Chelseat në finalen e madhe të luajtur në stadiumin londinez, ‘Wembley’, shkruan IndeksOnline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori belg, Tielemans në minutën e 63’të.

Ekipi i Thomas Tuchel tentoi disa herë ta barazonte rezultatin por nuk arriti, kështu ‘Blutë’ humbasin finalen e parë këtë sezon.

Kujtojmë që Chelsea është në finale të UEFA Champions League – ku do të luaj kundër Manchester Cityt më 29 maj në Porto të Portugalisë./IndeksOnline/