Lady Gaga pjesë e dokumentarit të Princ Harry

Lady Gaga dhe Glenn Close do të jenë pjesë e dokumentarit të Princ Harry.
Në serial në të cilin shëndeti mendor është thelbësor këngëtarja dhe aktorja e njohur ndanë përvojat e saj, transmeton Indeksonline.
Videoja tregon sesi njerëzit flasin për problemet e tyre mendore.
Ajo flet për një traumë që e ka pësuar kohë më parë dhe në këtë mënyrë dëshiron t’i ndihmojë të tjerët.
Edhe Harry tregon ndihmën që e ka kërkuar pas vdekjes së nënës në 1997./Indeksonline/