APRK në mbështetje të bizneseve të qëndrueshme dhe punësimit afatgjatë

Shumë qytetarë të Prizrenit e njohin Hysni Cukiq tash e tri vite. Në mes të njërës nga rrugët më të frekuentuara të qytetit është e vendosur punëtoria e Hysniut ku shumë njerëz që kalojnë andej ndalen për të kërkuar shërbime të ndryshme.
Hysniu ka në pronësi një biznes të vogël që merret me përpunim të metaleve por ky profesion është pjesë e traditës së tij familjare me qindra vite dhe ai është njëri nga shumë gjeneratat që po vazhdon ta kultivojë këtë traditë të çmuar në familjen e tij.

Sapo të hysh në punëtorinë e tij të vogël mund ta dallosh mjeshtërinë deri në detaje që e karakterizon Hysniun dhe punën e tij në punim të gjësendeve të ndryshme nga metali.
“Babai dhe gjyshi im i janë përkushtuar shumë këtij profesioni dhe përkushtimi që ata kanë treguar për punën ka bërë që të më lind edhe mua dëshira ta vazhdojë traditën”, thotë Hysniu.
Në vitin 2014, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, Hysniu bashkë me familjen kishte migruar në Gjermani për mundësi më të mira jetese, për tu kthyer në Kosovë vetëm dy vite më pas dhe për të rifilluar jetesën.

Në vitin 2018, Hysniu kishte aplikuar për Programin e Vetëpunësimit të mundësuar nga Agjencia së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, duke u bërë pjesë e Programit dhe kështu arriti të hap biznesin e tij. Që nga ajo kohë, Hysniu punon me zell dhe mban familjen me punën që bënë çdo ditë.
APRK, në bashkëpunim me UNDP në vazhdimësi po mbështetet punëkërkuesit e riatdhesuar nëpërmjet programeve të ndryshme. Aktualisht vazhdon të jetë e hapur thirrja për aplikim për Programin për Subvencionim në Pagë dhe Programin për Trajnim në Punë në mbështetje të punëkërkuesve të riatdhesuar, programe që do të jenë të hapura deri më 30 Maj 2021.
