Mehaj sot pret në takim homologun nga Shqipëria

Sot do të vizitojë Kosovën ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Peleshi do të zhvillojë takim me ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, shkruan Indeksonline.
Takimi do të fillojë në orën 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas përfundimit të këtij takimi do të ketë edhe konferencë për media.