Llapjani lajmëron policinë: Gruaja së bashku me vajzën time nuk di ku ndodhen qe 3 ditë …

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një person të zhdukur në Podujevë.
Një person ka njoftuar se me datën 14 maj ka dalë nga shtëpia gruaja e tij së bashku me vajzën e tyre të mitur, shkruan IndeksOnline.
Rasti është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR
Podujevë 14.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se me datën e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre të mitur. Rasti duke u hetuar”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/