75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 18 Maj 2021 / k.v

Vritet një person në Pejë

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Pejë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se aktualisht policia ndodhet në vendin e krimit dhe është duke u marrë me rastin.

Deri tani nuk dihet identiteti i viktimës as i autorit të krimit.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar…