75 Mall Live Search
16:45 / E Martë, 18 Maj 2021 / k.v

Policia konfirmon vrasjen në Pejë, nisin hetimet intensive për të zbardhur krimin (Video)

IndeksOnline pak çaste më parë raportoi ekskluzivisht për një vrasje në Pejë.

Lajmi tani është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kujdestar.

“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.

Zëdhënësi i policisë rajonale ndër të tjera ka thënë se njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer të gjitha procedurat drejt zbardhjes sa më shpejt të rrethanave të kësaj vrasje./IndeksOnline/