75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 18 Maj 2021 / A. A

Munishi e konfirmon, Gjilani luan miqësore me kombëtaren e Kosovës U21

Gjilani do të luaj ndeshje miqësore kundër Kosovës U21 më 2 qershor në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline trajneri Ismet Munishi.

“Iniciativa ka qenë e klubit tonë por edhe përzgjedhësi Michael Nees dhe reprezentacioni janë angazhuar që të realizohet kjo ndeshje. Është mundësi e mirë për neve që të shohim disa lojtarë që kanë qenë të huazuar në ekipet tjera. Nuk e di nëse do të ketë lojtarë të Gjilanit të ftuar te Kosova U21, ende nuk e kam këtë informacion” deklaroi Munishi për Indeksonline.

Kosova U21 do të të ballafaqohet edhe me kombëtaren e Andorrës më 8 qershor.

/Indeksonline/