Manchesteri zhgënjen tifozët, “perla” e Cavanit e vetmja e mirë nga ndeshja

Për herë të parë pas 14 muajsh, Manchester United luajti para tifozëve në “Old Traford”.
Në “Teatrin e Ëndrrave” ishin të pranishëm rreth 10.000 tifozë, shkruan Indeksonline.
Djajtë e Kuq barazuan 1-1 me skuadrën që tashmë ka rënë nga liga, Fulhamin.
Manchesteri kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Cavani në minutën e 15-të. Sulmuesi realizoi një gol shumë të bukur nga distanca.
Cavani is rapidly becoming my favourite player the guy is insane pic.twitter.com/DhJJ757VuQ
— ??????? ? (@initiation_xo) May 18, 2021
Golin e barazimit e realizoi Bryan në minutën e 76-të.
Një javë para fundit, United është në vendin e dytë me 71 pikë derisa Fulham është me 28 pikë në vendin e 18-të. /IndeksOnline/