75 Mall Live Search
07:57 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / OSH

Imri Ahmeti: Droga se kishte destinacion Lipjanin

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, është deklaruar lidhur me gjetjen e një sasie të madhe të drogës, rast ky i ndodhur vetëm një ditë më parë.

Ai ka thënë se kjo sasi droge, nuk kishte destinacion komunën të cilën ai drejton.

”Kjo është dukuri e keqe për të gjithë Kosovën, për të gjithë vendin, jo vetëm për Lipjanin. E keqja është se s’është dashur fare të lejohet të hyjë në kufi, sepse kur hyn në kufi, është pak e rëndësishme a është në Prishtinë, a në Lipjan apo ku është”, tha ai për klan kosova.

Ahmeti madje tregoi edhe për reagimin e qytetarëve lipjanas pas këtij aksioni.

”Shumica e qytetarëve e kanë marrë me batuta. Megjithatë të gjithë janë të vetëdijshëm që ky është një aksion më i gjerë, më i koordinuar siç janë deklaruar tashmë edhe prej DEA-s në SHBA atje e të tjerat në Kosovë”.