Gërvalla sot deklarohet më hollësisht për shkarkimin e ambasadorëve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të deklarohet më hollësisht para mediave për shkarkimin e ambasadorëve të Kosovës.
Dje gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.
Indeksonline ka raportuar edhe për ambasadorët e shkarkuar.
Nait Hasani, Gjergj Dedaj, Lirim Grajqevci, Avni Arifi, Amir Ahmeti, Arber Vllahiu, Gzim Kasapolli, Shpend Kallaba, Avni Kastrati dhe Ylber Hysa, janë ambasadorët e shkarkuar, për të cilën nga MPJD thonë se u emëruan politikisht.