75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 20 Maj 2021 / AR

Zhduken dy të mitur në Prizren, një vajzë dhe një djalë

Gjatë ditës së djeshme në Prizren janë raportuar në Polici se janë zhdukur dy të mitur, një vajzë dhe një djalë.

Vajza rezulton të jetë e zhdukur para tri ditësh, për të cilën familjarët thonë se nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia, shkruan Indeksonline.

“Fsh. Petrovë, Prizren 19.05.2021-15:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj e mitur është larguar nga shtëpia para tri ditësh dhe nuk është kthyer deri më tani në shtëpi. Sipas ankueses nuk është hera e parë që e njëjta largohet nga shtëpia pa informuar familjarët”.

“Rr. Muhamet Qami, Prizren 19.05.2021-23:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i  saj  mitur me datën 19.05.2021 rreth orës 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti nën hetime”./Indeksonline/