75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 20 Maj 2021 / AR

Princ William merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Princi William ka marr dozën e parë të vaksinës në Muzeun Shkencor të Londrës.

Kështu është bërë e ditur në një imazh të shpërndarë nga vet ai në llogarinë zyrtare të Dukës dhe Dukeshës në Instagram, transmeton Indeksonline.

Babai i tre fëmijëve pozoi me maskë në fytyrë teksa shihet duke u vaksinuar.

“Të martën mora dozën time të parë të vaksinën COVID-19. Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave – faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/