KQZ fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë të ditur që të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë parregullsi.
Ajo ka thënë se KQZ-ja u bënë ftesë të gjithë qytetarëve nga komunat ku po votohet sot, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e komunës.