75 Mall Live Search
09:53 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Barcelona ua bën të qartë, Robertos, Piques, Busquetsit dhe Albas: Nuk mund të ju paguajmë

Skuadra e Barcelonës ka shënjestruar futbollistë të rinj dhe disa nga ata që aktualisht janë në ekip janë të lirë të largohen.

Thuhet se Barcelona ua ka bërë të qartë futbollistëve si  Robertos, Piques, Busquetsit dhe Albas se nuk mund t’i paguajnë rrogat e tyre, shkruan IndeksOnline

Për shkak të krizës në të cilën po kalon klubi, Barcelona do të detyrohet të ul rrogat apo t’i largojë futbollistët.

Por, nga ana tjetër ata kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me sulmuesin e Manchester Cityt, Agueron. Jo vetëm kaq, katalunasit po shikojnë edhe për transferimin e Depay.