Milot Rashica dhe Werder Bremen në BUNDESLIGA 2

Milot Rashica dhe skuadra e Werder Bremen zyrtarisht kanë rënë nga Bundesliga pas humbjes 2 me 4 kundër Borussia Monchengladbach në ndeshjen e fundit të sezonit.
Fitorja e FC Koln kundër Schalkes (1-0), e kanë ‘fundosur’ skuadrën e Bremenit në pozitën e parafundit – që dërgon në Bundesliga 2, shkruan IndeksOnline
Në këtë ndeshje, gol arriti të shënoj sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Werder Bremen gjatë këtij sezoni ka grumbulluar vetëm 31 pikë në pozitën e 17-të.
Së bashku me Bremen nga Bundesliga ka rënë edhe skuadra e Schalke 04 – kurse barazhin e siguroi FC Koln./IndeksOnline/