75 Mall Live Search
09:15 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Curry shkëlqen në fitoren e Warriors (Video)

Stephen Curry ka qenë i jashtëzakonshëm në fitoren e fundit të Golden State Warriors.

Kampioni i sezoni të kaluar mposhti 124 me 116 skuadrën e Philadelphia 76ers, shkruan IndeksOnline.

Më meritori për këtë fitore ishte Curry që realizoi 35 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime. Ai u ndihmua edhe nga Kevin Durant që shënoi 27 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.

Për 76ers, Ben Simmons realizoi 23 pikë, tetë kërcime dhe 12 asistime. Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet./IndeksOnline/

La Clippers 87 – 102 Hornets 

Jazz 125 – 85 Magic

Celitic 110 – 99 Hawks

Warriors 124 – 116 76ers

Rockets 105 – 83 Grizzlies

Bucks 79 – 111 Mavericks

Kings 90 – 102 Trailblazers